Ndërlidhjet

logo-print

BE do bisedime të reja Rusi-Ukrainë


Komisionari për Energji i Bashkimit Evropian, Guenther Oettinger.

Komisionari për Energji i Bashkimit Evropian, Guenther Oettinger.

Komisionari për Energji i Bashkimit Evropian, Guenther Oettinger, ka thënë se bisedimet midis Rusisë dhe Ukrainës për gazin mund të rinisin më 14 qershor.

Ai i ka bërë këto komente për gazetarët në Luksemburg, ku po qëndron për një takim të ministrave të energjisë të BE-së.

Oettinger ka thënë se është i gatshëm të takojë përfaqësuesit e Rusisë dhe Ukrainës kudo.

Rrethi i fundit i bisedimeve mes tyre, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, ka mbaruar në Bruksel, më 11 qershor, pasi Ukraina ka refuzuar ofertën ruse, e cila zvogëlon çmimin e gazit për Ukrainën për 100 dollarë – nga 485 dollarë për 1,000 metra kub në 385.

Kievi thotë se edhe kjo shumë është tejet e lartë për të.
XS
SM
MD
LG