Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga takon sekretarin britanik Hague


Pamje nga takimi në Londër, 13 qershor

Pamje nga takimi në Londër, 13 qershor

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në Londër me sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, ëilliam Hague, njëkohësisht mikpritës i Samitit Global për Parandalimin e Dhunës Seksuale gjatë konfliktit, njofton kabineti për informim i presidentes.

Në samit ka marrë pjesë edhe presidentja Jahjaga.

Në një komunikatë për media, zonja Jahjaga citohet të ketë thënë se "Kosovës i duhet mbështetja për të njohur rastet e dhunës seksuale gjatë luftës si pjesë të kronologjisë së OKB-së dhe për t’i dhënë fund kulturës së mosndëshkimit është e nevojshme një qasje rajonale për të gjetur mënyrën që edhe Serbia të fillojë të merret me krimet e këtij lloji në të kaluarën".

Temë diskutimi në këtë takim kanë qenë edhe zhvillimet aktuale në Kosovë, përfshirë këtu përpjekjet e Kosovës në procesin e integrimeve evropiane dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Presidentja citohet të ketë thënë se "marrëveshjet e arritura duhet të përmbushen në tërësi sepse kjo lehtëson jetën e qytetarëve", duke nënvizuar edhe "domosdoshmërinë e shpërbërjes së plotë të të gjitha strukturave paralele dhe ilegale të sigurisë që veprojnë në pjesën veriore të territorit të Republikës së Kosovës".
XS
SM
MD
LG