Ndërlidhjet

Akuzohet rumuni, sulmoi emailat e qeveritarëve amerikanë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Një qytetar rumun është paditur në SHBA me akuzën për sulm kibernetik ndaj postës elektronike dhe profileve në media sociale të ish zyrtarëve të lartë të qeverisë amerikane.

I njejti person dyshohet se ka sulmuar edhe profilet e familjes së dy ish presidentëve.

Marcel Lehel Lazar, akuzohet për mashtrin elektronik, çasje të paautorizuar në kompjuter të mbrojtur, vjedhje e rëndë e identitetit dhe pengim të drejtësisë.

Padia amerikane hedh dyshime që Lazar ka marr fotografi të ish Presidentit George W. Bush që ky i fundit i kishte dërguar me email te e motra dhe në të cilat ai i tregonte asaj piktura të cilat ai ishte duke i vizatuar.

Në mesin e këtyre pikturave përfshihen edhe autoportrete të tij ku ai shihet në vaskë.

Një fotografi tjetër e tregon ish presidentin George W. Bush i shtrirë në spital.

Lazar është në një burg rumun pasi ishte dënuar me shtatë vjet burgë për sulme kibernetike ndaj qytetarëve rumunë.

Departamenti amerikan për drejtësi nuk ka pranuar të komentojë nëse do të kërkojë ekstradimin e Lazarit.
XS
SM
MD
LG