Ndërlidhjet

logo-print

Bowe Bergdahl arrin në SHBA

  • RFE /RL

Ushtari amerikan, i mbajtur peng për pesë vjet nga talibanët në Afganistan, është kthyer në Shtetet e Bashkuara.

Rreshteri Bowe Bergdahl ka arritur në një spital ushtarak në San Francisko të Teksasit.

Bergdahl është liruar nga talibanët më 31 maj, në shkëmbim të lirimit të pesë talibanëve afganë nga burgu në Guantanamo.

Në javët pas lirimit, ai ka qëndruar në një spital ushtarak në Gjermani.

Lirimi i tij ka shkaktuar kaos politik, sepse administrata Obama nuk e ka njoftuar Kongresin para se të bëjë shkëmbimin.

Disa ushtarë që kanë shërbyer me Bergdahlin e akuzojnë atë për dezertim.

Bergdahl ka qenë i vendosur në lindje të Afganistanit kur është zhdukur në qershor të vitit 2009.
XS
SM
MD
LG