Ndërlidhjet

Ukrainë: Gjenden trupat e shtatë minatorëve


Minatorët e minierës së Zasyadkos, në Donetsk më 6 qershor, 2014
Minatorët e minierës së Zasyadkos, në Donetsk më 6 qershor, 2014
Shpëtimtarët kanë gjetur trupat e shtatë minatorëve pas një shpërthimi të shkaktuar nga gazi në një minerë të qymyrit në pjesën lindore të Ukrainës.

Dy minatorë të tjerë mbesin ende të zhdukur.

Shërbimi shtetëror i Emergjencave ka thënë se shpërthimi në afërsi të qytezës së Kirovskit në rajonin e Donetskut ka ndodhur më 12 qershor në thellësi prej 300 metrave.

Miniera është rreth 90 km larg kryeqytetit rajonal të Donetskut, dhe rreth 40 km prej Sllvjanskut, ku forcat qeveritare po luftojnë kundër separatistëve prorus.

Aksidente të tilla janë të rregullta në minierat e Ukrainës, shumica e të cilave gjenden në pjesën lindore të Ukrainës që është edhe pjesa industriale e vendit.
XS
SM
MD
LG