Ndërlidhjet

Paditet kompania, detyronte punonjësit të luteshin


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një agjenci federale amerikane e ka paditur një kompani të Neë Yorkut që detyronte punonjësit të falenderonin Zotin për vendet e tyre të punës duke iu thënë “Të dua” menaxherëve dhe kolegëve në punë.

Raportohet se kompania ka larguar nga puna ata që e kanë kundërshtuar këtë kërkesë.

“United Health Programs of America” dhe firma mëmë, “Cost Containment Group” , iu kanë kërkuar punonjësve të tyre që të praktikojnë një besim spiritual gjatë kohës sa kanë qenë në punë.

Sipas Komisionit amerikan për Mundësi të Barabarta të Punësimit kjo është shkelje e të drejtave civile dhe fetare.
XS
SM
MD
LG