Ndërlidhjet

Zvogëlohet dënimi i Sanaderit


Ish kryeministri kroat, Ivo Sanader, 11 mars 2014.
Ish kryeministri kroat, Ivo Sanader, 11 mars 2014.
Gjykata Supreme e Kroacisë e ka konfirmuar verdiktin në rastin kundër ish kryeministrit kroat, Ivo Sanader për marrje të ryshfetit nga kompania hungareze e naftës, MOL në këmbim të lejimit të këtij firme që të ketë pozitë dominuese në firmën kroate të naftës, INA.

Vendimi, që mund të shërbej si bazë ligjore për Kroacinë që të kërkojë anulimin e marrëveshjes së arritur në mes të Zagrebit dhe MOL-it hungarez, në vitin 2009, është konfirmuar nga zëdhënësi i gjykatës së qarkut të Zagrebit, Kresimir Devçiq.

“Gjykata Supreme e ka modifikuar verdiktin origjinal në tetë vjet e gjashtë muaj”, i ka thënë Devçiq radios shtetërore.

Vendimi fillestar thoshte që Sanader duhet të burgoset për 10 vjet.
XS
SM
MD
LG