Ndërlidhjet

Rusi: Të burgosurit myslimanë, fillojnë grevë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Rreth 50 myslimanë që mbahen në qendrën e paraburgimit në Republikën ruse të Kaukazit verior, Kabardino Balkaria, raportohet se kanë filluar një grevë si protestë ndaj kushteve të kqija.

Të paraburgosurit në qendrën numër 1 në kryeqytetin e Kabardino Balkarias, Nalchik, kanë arritur që lajmin për grevën e tyre tua dërgojnë mediave vendore përmes mesazheve telefonike më 12 qershor.

Ata thonë se greva e urisë është nisur si protestë ndaj mos lejimit të kryerjes së ritualeve islamike, ndërprerjeve të energjisë elektrike gjatë natës etj.

Grevistët thonë se kushtet janë përkeqësuar edhe më shumë derisa po afrohet koha e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, i cili sivjet fillon më 28 qershor.

Nuk ka pasur konfirmim zyrtar për fillimin e grevës nga zyrtarët e qendrës së paraburgimit.
XS
SM
MD
LG