Ndërlidhjet

Ekstremistët kidnapojnë 16 gjeorgjianë në Irak


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një zyrtar i OKB-së ka thënë se militantët islamistë sunni kanë kidnapuar gjashtëmbëdhjetë qytetarë të Gjeorgjisë në krahinën veriore të Irakut, Nineveh.

Rupert Colville, zëdhënësi i Komisionerit të OKB-së për të Drejta të Njeriut, iu ka thënë reporterëve në Gjenevë se 16 gjeorgjianë të punësuar nga kompania irakiane e telekomunikacionit janë marr peng në Mosul, qytet ky që tash kontrollohet nga militantët.

Konsulli i Gjeorgjisë në Irak, Berdia Bekauri, nuk i ka konfirmuar këtë lajm agjencisë ruse të lajmeve, Interfax

Colville gjithashtu ka thënë se numri i personave të vrarë nga militantët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” këtë javë mund të shkojë në qindra.
XS
SM
MD
LG