Ndërlidhjet

Jep dorëheqje kryetari i Venedikut


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Kryetari i Venedikut ka dhënë dorëheqje më 13 qershor si pasojë e një skandali korrupcioni që lidhet me ndërtimin e pengesave të qytetit për shpëtim nga përmbytjet.

Giorgio Orsoni është arrestuar javën e kaluar me akuzën se ka marr 560 mijë euro në një financim të paligjshëm politik nga ndërtuesi i pengesave për mbrojtje nga vërshimet.

Projekti 5 miliardë eurosh është një seri e madhe e barrierave mobile që janë dizajnuar për të mbrojtur Venedikun nga niveli i rritur i ujit.

Orsoni ishte zgjedhur në këtë pozitë në vitin 2010, ndërsa ai është pjesë e partisë së kryeministrit aktual italian, Matteo Renzi, Partisë Demokratike.

Orsoni është liruar nga arresti shtëpiak më 12 qershor pas është arritur pajtimi për dënim katër mujor dhe pagesë prej 15 mijë eurove.

Ai megjithatë nuk pritet që të mbaj burg për shkak të të kaluares së tij të pastër.

Italia renditet e 69-ta në listën prej 177 shteteve që përbëjnë indeksin e korrupcionit të “Transparancy International” , më poshtë se të shumica e vendeve evropiane dhe atyre të zhvilluara.
XS
SM
MD
LG