Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Nuk dërgojmë trupa në Irak


Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama (Arkiv)

Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama (Arkiv)

Presidenti amerikan, Barack Obama, gjatë konferencës me gazetarë që sapo u mbajt në Vashington ka thënë se ju takon irakianëve që të merren me çështjet e tyre të sigurisë.

“Përfundimisht iu takon irakianëve që të zgjidhin problemet e tyre”, iu ka thënë gazetarëve Obama.

Presidenti amerikan gjithashtu e ka hedhur poshtë mundësinë që Shtetet e Bashkuara Amerikane të dërgojnë trupa ushtarake në Irak për të ndihmuar këtë të fundit të përballet me ofenziven e militantëve të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit”.

Militantët e kësaj organizate kanë arritur të marrin kontrollin mbi disa qytete irakiane, ndërsa kanë thënë se do të avancojnë drejt kryeqytetit, Bagdad.

Presidenti amerikan ka thënë se ndonëse SHBA-të nuk do të dërgojnë trupa në Irak, po “shikon për disa opsione”.

Barack Obama gjithashtu vlerësoj se avancimi në terren i “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” janë kërcënim edhe për interesat amerikane.
XS
SM
MD
LG