Ndërlidhjet

Irani e mohon se dërgoi ushtarë në Irak


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Irani i ka hedhur poshtë raportimet që thonë se Republika Islamike ka dërguar trupa ushtarake në Irak për të ndihmuar qeverinë e Nuri al Malikut të luftojë kundër kryengritësve që udhëhiqen nga militantë të afërt me Al Kaidën.

Mediat perëndimore, përfshirë edhe “Wall Street Journal”, kanë raportuar dy ditët e fundit se Garda Revolucionare e Iranit ka dërguar disa prej njësive të saj në Irak që të ndaloi avancimin e militantëve të “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit”.

Zëvendësministri i jashtëm iranian, Hossein Amir Abdollahian, i ka thënë një mediumi të vendit të tij se raportimet për praninën e forcave iraniane në Irak janë të pavërteta.

Një diplomat iranian në Irak, në kushte anonimiteti gjithashtu e ka hedhur poshtë këtë lajm gjatë një interviste me agjencinë gjysmë zyrtare, Mehr.
XS
SM
MD
LG