Ndërlidhjet

Ukrainë: 49 ushtarë të vrarë nga separatistët prorusë


Separatistët prorusë në një pikë kontrolli afër një vendkalimi kufitar ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në rajonin Luhansk

Separatistët prorusë në një pikë kontrolli afër një vendkalimi kufitar ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë në rajonin Luhansk

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës thotë se 49 ushtarë ukrainas janë vrarë, kur luftëtarët separatistë prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, e kanë rrëzuar një aeroplan transportues ushtarak.

Ministria ka njoftuar sot herët në mëngjes se aeroplani i tipit IL-76 është qëlluar derisa përpiqej të ateronte në aeroportin e qytetit Luhansk, gjatë natës.

Ky sulm u bë vetëm disa orë pasi Uashingtoni tha se i ka konfirmuar pretendimet e Kievit se Rusia ka dërguar pajisje të rëndë ushtarake për separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, përfshirë tanke dhe raketahedhës.
XS
SM
MD
LG