Ndërlidhjet

logo-print

Afganistan: Votuesit nuk u frikësuan nga eksplodimet


Kandidatët për president të Afganistanit: Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani

Kandidatët për president të Afganistanit: Abdullah Abdullah (majtas) dhe Ashraf Ghani

Votuesit afganë sot po presin në rreshta të gjatë për të hedhur votën e tyre në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, pavarësisht raporteve për tri eksplodime në pjesën veriore të kryeqytetit Kabul dhe një në pjesën perëndimore, pak kohë para hapjes së vendvotimeve.

Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Afganistanit, Siddiq Siddiqi, ka konfirmuar se së paku një predhë ka rënë në pjesën jugore të Aeroportit ndërkombëtar në Kabul.

Ai, poashtu, i ka konfirmuar edhe shpërthimet nga “bombat magnetike” – siç i ka përshkruar – në pjesën perëndimore të Kabulit, pak kohë para orës 7 të mëngjesit, kur u hapën vendovitmet.

Zëdhënësi Siddiqi tha se nuk ka viktima në njerëz dhe se nuk është ndërprerë puna e zyrtarëve zgjedhorë.

Talibanët janë kërcënuar se do t’i sulmojnë votuesit, duke tërhequr vërejtjen se afganët duhet të “mbesin larg nga vendvotimet...në të kundërtën do të plagosen ose vriten”.

Për president konkurrojnë dy kandidatë: ish-ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah, dhe ish-ministri i financave, Ashraf Ghani.
XS
SM
MD
LG