Ndërlidhjet

SHBA: LA Kings e fitoi Kupën Stanley


Kupa Stanley

Kupa Stanley

Në Ligën profesioniste të Amerikës Veriore në hokej në akull, ekipi Los Angeles Kings e ka mundur rivalin New York Rangers, në duelin e pestë të serive kampionale për Kupën Stanley, dukle e fituar titullin e kampionit në Ligën Kombëtare të Hokejit.

Fitorja e LA Kings me rezultat 3:2, mbrëmë vonë, u arrit pas vazhdimit të dytë. Kjo ishte fitorja e katërt e këtij klubi në seritë kampionale.

Sulmuesi i ekipit LA Kings, Justin Williams, golashënuesi më i mirë në këtë seri, është shpallur lojtari më i suksesshëm i gjithë turneut.

Kështu, ekipi LA Kings e fitoi për të dytën herë Kupën Stanley, gjatë tri viteve të fundit.
XS
SM
MD
LG