Ndërlidhjet

SHBA: Senatori Menendez kërkon sanksione shtesë ndaj Rusisë


Robert Menendez
Robert Menendez
Senatori i njohur demokrat, Robert Menendez, nga Nju Xherzi, i ka shkruar mbrëmë një letër presidentit amerikan, Barack Obama, me të cilën kërkon sanksione shtesë kundër Rusisë, pas raporteve se tanket ruse e kanë kaluar kufirin në Ukrainë.

Zoti Menendez, kryesues i Komitetit për marrëdhënie të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, e ka inkurajuar administratën që ta ushtroj autoritetin ekzistues për “implementim me më tepër agresivitet” të urdhërit ekzekutiv për imponimin e sanksioneve.

Senatori Menendez tha se derisa e ka parasysh rëndësinë e veprimit me Evropën, administrata “nuk duhet të hezitoj të veproj njëanshëm në mbështetje të Ukrainës së pavarur”.

Republikanët në Senatin e Shteteve të Bashkuara e kanë paraqitur legjislacionin e tyre për sanksione më të ashpra kundër Rusisë, por nuk arritën ta fitojnë mbështetjen nga ndonjë demokrat.

Ukraina dhe Rusia e kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë dërguar makina të blinduara përgjatë kufirit gjatë ditëve të fundit.
XS
SM
MD
LG