Ndërlidhjet

OKB: Al-Kaida – kërcënim afatgjatë në Afganistan


Pamje e një pjese të Kabulit në Afganistan

Pamje e një pjese të Kabulit në Afganistan

Një raport i ri i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka tërhequr vërejtjen se rrjetet e al-Kaidës paraqesin kërcënim afatgjatë për sigurinë në Afganistan, duke e rrezikuar “rajonin dhe më gjërë”, pasi trupat e NATO-s të tërhiqen nga ky vend, deri në fund të këtij viti.

Në këtë raport theksohet se grupet e ndërlidhura me al-Kaidën në Pakistan, Tahreek-e-Taliban Pakistan, Lashkar-e-Taiba dhe Lashkar-e-Jhangvi, “rregullisht marrin pjesë në sulmet kundër forcave afgane në pjesën lindore dhe jugore të Afganistanit”.

Në pjesën veriore të Afganistanit, sipas raportit, Lëvizja Islamike e Uzbekistanit “vazhdon të forcohet” në mesin e afganëve me origjinë uzbeke dhe vepron në disa provinca të Afganistanit.

Mëtutje, theksohet se forcat e sigurisë së Afganistanit dy herë kanë raportuar për praninë e luftëtarëve çeçenë në provincat Logar dhe Kabul, në muajin janar.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara konkludojnë se militantët e al-Kaidës vështirë se do të largohen nga Afganistani në atë ardhmen e afëet.

Raporti është hartuar nga një komitet, që i monitoron sanksionet kundër talibanëve.
XS
SM
MD
LG