Ndërlidhjet

SHBA: Nuk ka bisedime me Iranin për Irakun


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit Marie Harf

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit Marie Harf

Departamenti amerikan i shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara nuk janë në bisedime me Iranin lidhur me kryengritjen aktuale në Irak.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Marie Harf, u tha mbrëmë reporterëve në Uashington se Shtetet e Bashkuara “nuk bisedojnë me iranianët për Irakun” dhe se janë të fokusuara në zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me programin e kontestuar atomik iranian.

Në një deklaratë tjetër, zëdhënësi i Departamentit amerikan të mbrojtjes, John Kirby, tha se Pentagoni nuk mund t’i konfirmoj raportet në media se forcat speciale iraniane operojnë brenda Irakut.

Raportet e këtilla i ka hedhur poshtë edhe Irani.

Mediat perëndimore, përfshirë të përditshmen Wall Street Journal, kanë raportuar gjatë dy ditëve të kaluara se Forca e Gardës Revolucionare të Iranit i ka vendosur disa nga njësitet e veta në Irak, për ta ndalur avancimin e militantëve të Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit Levant.
XS
SM
MD
LG