Ndërlidhjet

logo-print

Shaqiri: Kur luaj, dëshiroj të kënaqem


Xherdan Shaqiri (djathtas) dhe Adnan Januzaj në fotografitë në stadiumin në Mitrovicë

Xherdan Shaqiri (djathtas) dhe Adnan Januzaj në fotografitë në stadiumin në Mitrovicë

Anëtari 22 vjeçar i kombëtares së Zvicrës në Kampionatin Botëror të Futbollit në Brazil, Xherdan Shaqiri, aktualisht konsiderohet se është njëri nga lojtarët më të mirë në Evropë.

Kur ai erdhi me prindërit e tij nga Kosova në Zvicër, para më se dy dekadash, posa kishte filluar të ecte.

Tash ai luan për Bajernin e Munihut.

“Kur luaj dëshiroj të kënaqem”, tha Shaqiri, dhe ka shtuar se “nëse nuk kam kënaqësi, atëherë kjo nuk ka kuptim”.

Një reporter brazilian e pyeti Shaqirin, për të cilin thuhet se është “Messi i Alpeve”, se a ishte i befasuar me pritjen entuziaste në qytetin Porto Seguro, duke pasur parasysh se “lojtarët e Zvicrës njuk janë të njohur në Brazil”.

Shaqiri reagoi me njëfarë indinjate duke thënë se “unë luaj për Bajernin e Munihut, që është ndër klubet më të njohura në botë, prandaj nuk jam i befasuar që çdokush e di se kush jam unë”, raporton agjencia Reuters nga Brazili.

Kombëtarja e Zvicrës nesër luan kundër Ekuadorit në kuadër të Grupit E.
XS
SM
MD
LG