Ndërlidhjet

logo-print

Al-Maliki: Vullnetarët do ta forcojnë ushtrinë e Irakut


Nuri al-Maliki

Nuri al-Maliki

Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, u ka thënë oficerëve të ushtrisë në qytetin Samarra, se vullnetarët do të arrijnë për të ndihmuar në luftën kundër militantëve islamikë, që e kanë okupuar një pjesë të territorit ku jetojnë sunitët myslimanë dhe janë nisur kah kryeqyteti Bagdad.

Mëtutje, gjatë qëndrimit të djeshëm në Samarra, al-Maliki ka theksuar se ky qytet, që është 100 kilometra në veri të Bagdadit, do të jetë “nisje” e kundërofensivës ndaj Mosulit, që është nën kontronllin e kryengritësve.

Njëherësh, presidenti iranian, Hassan Rouhani, tha se qeveria e tij është e përgatitur për ta shqyrtuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara, për ta ndihmuar Irakun në luftën kundër militantve islamistë, që e kanë marrë kontrollin ndaj pjesës më të madhe të veriut të Irakut, gjatë kësaj jave.

“Nëse ne shohim se Shtetet e Bashkuara ndërmarrin aksion kundër grupeve terroriste në Irak, atëherë mund të mendohet” për bashkëpunim, tha Rouhani gjatë një konference për gazetarë në Teheran.
XS
SM
MD
LG