Ndërlidhjet

Afganistan: Përfundoi rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale


Anëtaret e një komisioni zgjedhor në Kabul i numërojnë fletëvotimet
Anëtaret e një komisioni zgjedhor në Kabul i numërojnë fletëvotimet
Vendvotimet në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan janë mbyllur, me ç’rast miliona njerëz nuk iu frikësuan kërcënimeve të talibanëve dhe dolën për të votuar.

Megjithatë raportohet se janë shënuar disa sulme në gjithë Afganistanin, raporton agjencia DPA nga Kabuli.

Të dy kandidatët, ish-ministri i jashtëm, Abdullah Abdullah, dhe ish-ministri i financave, Ashraf Ghani, janë politikanë me përvojë, që kanë zhvilluar fushatë për ndryshim.

Këto zgjedhje paraqesin rastin e parë të transferit paqësor të postit të presidentit në Afganistan.

Presidenti në largim, Hamid Karzai, që e ka udhëhequr Afganistanin prej vitit 2001, kur u përmbys regjimi taliban, nuk ka pasur të drejtë të garoj edhe për mandatin e tretë.

Shqetësime kryesore gjatë zgjedhjeve ishin siguria dhe mashtrimet e votave.

Në gjithë Afganistanin raportohet se ishin vendosur afro 400 mijë forca të sigurisë.

Talibanët kanë pretenduar se i kanë ndërmarrë 246 sulme në gjithë vendin.

Por Ministria e brendshme tha se janë shënuar 150 sulme kundër vendvotimeve, rojave dhe njerëzve të involvuar në procesin zgjedhor.
XS
SM
MD
LG