Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Zgjedhjet në Afganistan – hap i rëndësishëm për demokraci


Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë sot i ka mirëpritur zgjedhjet presidenciale në Afganistan, duke i cilësuar si “hap i rëndësishëm” për demokracinë në këtë vend, por është theksuar nevoja që komisionet zgjedhore t’i legjitimojnë votat.

“Puna e komisioneve zgjedhore në javët e ardhshme do të jetë veçanërisht e rëndësishme”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, me ç’rast lavdërohen “votuesit, trupat zgjedhore dhe forcat e sigurisë, për përkushtimin e tyre për proces demokratik”.

“Këto zgjedhje janë hap përpara në rrugën demokratike të Afganistanit dhe inkurajimi dhe vendosmëria e popullit afgan, që zëri i tyre të dëgjohet, është testament për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për ta siguruar të ardhmen e Afganistanit”, tha Shtëpia e Bardhë.
XS
SM
MD
LG