Ndërlidhjet

Rahovec: Vritet kandidati për deputet, Elvis Pista


Ilustrim
Ilustrim
Eshtë vrarë në Rahovec për motive ende të panjohura kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së, Elvis Pista.

Vrasjen e Pistës e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në Rahovec. Përmes një komunikate, policia ka bërë të ditur se vrasja ka ndodhur rreth orës 00:45, në oborrin e restorantit "Haja Petrol".

"Sipas informatave të para nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se E.P. kishte qenë në restorant me disa të njohur dhe posa kishte dalë nga objekti së bashku me bashkëshorten dhe të njohur të tjerë, me të cilët ishte në restorant, është qëlluar me armë zjarri nga prapa nga një largësi prej 5 metrash", thuhet në komunikatë.


Thuhet se Elvis Pista kishte fituar votat për t'u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG