Ndërlidhjet

SHBA: Aeroplanbartësi dërgohet në rajonin e Gjirit


Pamje e një aeroplanbartësi amerikan

Pamje e një aeroplanbartësi amerikan

Shtetet e Bashkuara e kanë dërguar një aeroplanbartës në rajonin e Gjirit për ta furnizuar presidentin, Barack Obama, me opsione ushtarake, nëse siguria në Irak vazhdon të përkeqësohet.

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Chuck Hagel, tha se aeroplanbartësi do të pozicionohet gjatë ditës së sotme.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, i ka thënë ministrit të jashtëm të Irakut, Hohsyar Zebari, mbrëmë vonë, se ndihma e Uashingtonit kundër avancimit të militantëve do të funksionoj vetëm nëse liderët e Irakut i kapërcejnë ndarjet e thella, i ratifikojnë rezultatet e zgjedhjeve të fundit, dhe e formojnë qeverinë e re të unitetit kombëtar.

Militantët e udhëhequr nga sunitët e Shtetit Islamik të Irakut dhe grupi Levant (ISIL), i kanë okupuar pjesë të mëdha të territorit në veri dhe perëndim të Irakut, përfshirë edhe qytetet Mosul dhe Tikrit, dhe kanë avancuar kah kryeqyteti Bagdad.

Por, duket se avancimi i tyre është ngadalësuar gjatë ditës së sotme, pasi forcat e sigurisë së Irakut janë mbështetur nga milicitë shiite dhe kurde në veri të Bagdadit.
XS
SM
MD
LG