Ndërlidhjet

logo-print

Kosovë: Hashim Thaçi e ngushëlloi familjen Pista


Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Kryeministri i Kosovës në largim, Hashim Thaçi, sot e ka ngushëlluar familjen Pista, me rastin e vrasjes së kandidatit për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga Partia Demolratike e Kosovës, Elvis Pista.

“Më lejoni që në emrin tim dhe të Qeverisë së Kosovës t’ju shpreh juve, të afërmëve dhe miqve të tij, ngushëllimet më të sinqertaa, si dhe solidaritetin dhe mbështetjen tonë të madhe”, thuhet pos tjerash në telegramin e Hashim Thaçit, i cili është edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës, që i fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë, më 8 qershor.

Mëtutje, zoti Thaçi thekson se “në këto momente të vështira, dëshiroj të ndaj me ju dhembjen për humbjen e pazëvendësueshme të Elvisit, i cili do të mbetet në kujtesën tonë si një njeri i dashur, energjik dhe korrekt”.

Thaçi ka siguruar se “shteti është duke i marrë të gjitha masat e duhura dhe do të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme, që ta zbardhë sa më shpejtë ngjarjen dhe të vendos autorët e këtij akti barbar sa më shpejt para përgjegjësisë ligjore, që ta marrin dënimin e merituar”.

Hashim Thaçi, në telegramin e ngushëllimit të familjes Pista, thotë se “e dënon me ashpërsinë më të madhe këtë vepër kriminale të shëmtuar, që e ka tronditur mbarë vendin” dhe i fton që gjithë qytetarët e Kosovës, “që kanë dijeni për rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë të bashkëpunojnë pa humbur kohë me policinë dhe prokurorinë, në mënyrë që drejtësisa të vihet sa më shpejt në vend”.
XS
SM
MD
LG