Ndërlidhjet

NATO: Rusia u ka dhënë tanke kryengritësve në Ukrainë


Ilustrim
Ilustrim
NATO-ja i ka publikuar pamjet satelitore, të cilat janë të ndërlidhura me video materialet që tashmë janë bërë publike, me të cilat mbështeten pretendimet e autoriteteve të Ukrainës, se separatistët prorusë në lindje të Ukrainës, po i përdorin tanket, me të cilët i ka furnizuar Rusia, gjatë ditëve të fundit.

Në këto pamje shihen tri tanke ruse të tipit T-64, të ngarkuara në transportues në konvojin ushtarak, më 11 qershor, në rajonin rus Rostov.

Zyrtarët e NATO-s thonë se nuk kanë dyshime se ky është konvoji ushtarak i njejtë që e kaloi kufirin me Ukrainën, më vonë më 11 qershor.

Një zyrtar i lartë i NATOs i ka thënë BBC-së se pamjet satelitore i “shtrojnë pyetjet e rëndësishme lidhur me rolin e Rusisë në nxitjen e jostabilitetit në pjesën lindore të Ukrainës”.

Rusia i ka hedhur poshtë pohimet se separatistët në Ukrainë po i furnizon me tanke dhe armatim.

Por, Shtetet e Bashkuara, të premten thanë se kanë dëshmi që sugjerojnë se tri tanke T-64, që janë përdorë nga separatistët prorusë afër Donjeckut, ishin furnizime nga Rusia.
XS
SM
MD
LG