Ndërlidhjet

Haradinaj: Ngushëllime për familjen Pista


Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dëguar ngushëllime familjes Pista në Rahovec, me rastin e vrasjes së kandidatit për deputet nga PDK-ja, Elvis Pista.

Në njoftimin e AAK-së, thuhet se “kryetari Haradinaj me keqardhje të thellë e mori lajmin për atentatin” dhe “në emër të kolegëve, anëtarësisë së gjërë të AAK-së, në këto momente të rënda pikëllimi, ia përcjellë ngushëllimet më të thella familjes Pista, qytetarëve të Rahovecit, kolegëve e bashkëveprimtarëve të Elvisit, Partisë Demokratike të Kosovës, dhe të gjithë të pikëlluarve të tjerë”.

Njëherë, zoti Haradinaj u ka bërë thirrje organeve të rendit dhe drejtësisë që të jenë ekspeditive, t’i zbulojnë dhe t’ua japin dënimin e merituar autorëve të këtij akti tragjik, të shëmtuar e të ultë, që mori jetën e zotit Elvis Pista”.
XS
SM
MD
LG