Ndërlidhjet

AKR-ja, thirrje për zbardhjen e vrasjes së Pistës


 Behxhet Pacolli, kryetar i AKR-së
Behxhet Pacolli, kryetar i AKR-së
Partia politike Aleanca për Kosovë të Re, ka shprehur shqetësim lidhur me vrasjen e kandidatit për deputet nga radhët e PDK-së në Rahovec, Elvis Pista.

Në një komunikatë për media të AKR-së, mes tjerash thuhet se “duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta të Aleancës për Kosovë të Re, presidenti Pacolli shpreh bindjen që në këtë momente të vështirë, familja Pista do ta gjejë kurajën dhe forcën që ta përballojë këtë moment jashtëzakonisht të vështirë”.

“AKR-ja u bërë thirrje të gjitha strukturave përkatëse të zbatimit të ligjit që të punojnë intensivisht për zbulimin e autorëve të këtij akti kriminal që mori jetën e z.Elvis Pista dhe vënien e tyre, sa më parë përpara drejtësisë”,
thuhet mes tjerash në komunikatën e AKR-së.
XS
SM
MD
LG