Ndërlidhjet

Pakistan: Janë vrarë afro 100 militantë


Ilustrim
Ilustrim
Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thonë se nga sulmet me aeroplanë luftarakë sot herët në mëngjes, kundër së paku tetë strehimeve të militantëve, në pjesën e trazuar veriperëndimore të këtij vendi, janë vrarë së paku 100 militantë.

Sias këtyre zyrtarëve, lideri militant, Abu Abdul Rehman, që mendohet se ka ndihmuar në orkestrimin e okupimit të aeroportit në Karaçi për pesë orë, më 8 të këtij muaji, është në mesin e të vrarëve.

Në shënjestër të këtyre sulmeve, ishte hapësira malore Dehgan, afro 25 kilometra në perëndim të Miranshahut, që është kryeqytet i rajonit fisnor, Vaziristani Verior, njëherësh bazë e fuqishme e militantëve të ndërlidhur me al-Kaidën dhe talibanët.
XS
SM
MD
LG