Ndërlidhjet

logo-print

Presidentja Jahjaga e dënon vrasjen e Elvis Pistës


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka dënuar vrasjen e kandidatit për deputet nga PDK-ja, Elvis Pista.

“Presidentja Jahjaga, në emër të institucioneve, të qytetarëve dhe në emrin e saj personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pista për humbjen e njeriut më të dashur të saj”, thuhet në njoftimin për media nga presidenca e Kosovës.

Zonja Jahjaga thekson se aktet e këtilla e cenojnë rendin dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Ajo ka kërkuar nga organet e ndjekjes kapjen e autorëve të vrasjes dhe sjelljen e tyre para drejtësisë.
XS
SM
MD
LG