Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Janë shpëtuar qindra imigrantë në det


Pamje e imigrantëve të mëparshëm në bregdetin italian

Pamje e imigrantëve të mëparshëm në bregdetin italian

Roja kufitare e Italisë dhe marina e këtij vendi, i kanë shpëtuar më se 300 imigrantë, pasi anijet e tyre hasën në probleme në Detin Mesdhe, gjatë ditës së djeshme.

Poashtu, janë gjetur trupat e pajetë të 10 vetëve që ishin fundosur me barkat e tyre të vogla.

Zyrtari i marinës italiane, Salvatore Scimone, tha se 30 imigrantë ishin të bllokuar në një barkë të përmbysur, derisa arritën ekipet e shpëtimit dhe i nxorën ata të gjallë.

Scimone tha se ka shqetësime se edhe persona të tjerë të zhdukur janë fundosur në det, në lagësi prej 40 milash në veri të Libisë.

Në një rast tjetër të shpëtimit, tri anije italiane i morën brenda tyre, 281 imigrantë, që thonin se janë sirianë dhe se anija e tyre e peshkatarisaë kishte pasur probleme.

Ata janë dërguar në tokën italiane.

Dhjetëra mijëra imigrantë synojnë të hyjnë ilegalisht në Evropë çdo vit, duke e kaluar Mesdheun në anije të dobëta kontrabanduese.
XS
SM
MD
LG