Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Keqardhje e thellë për vrasjen e Pistës


Pamje nga një pjesë e Prishtinës
Pamje nga një pjesë e Prishtinës
“Me keqardhje të thellë morëm lajmin për vrasjen makabre të kandidatit për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës, Elvis Pista, i cili u vra mbrëmë në prani të gruas dhe miqve të tij”, thuhet në fillim të deklaratës së lëvitjes Vetëvendosje lidhur me vrasjen e Elvis Pistës në Rahovec.

Mëtutje, Lëvizja Vetëvendosje shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve të të ndjerit, miqve, dashamirëve, bashkëpunëtorëve si dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kërkojmë nga organet e rendit që sa më parë ta zbardhin këtë krim dhe përgjegjësin apo përgjegjësit e krimit t’i sjellin para drejtësisë”, thotë Vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG