Ndërlidhjet

Isa Mustafa e ngushëlloi familjen Pista dhe PDK-në


Isa Mustafa

Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ngushëlloi familjen Pista dhe Partinë Demokratike të Kosovës, për vrasjen makabre të zotit Elvis Pista, kandidat i kësaj partie për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të zotit Elvis Pista, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, vrasja e të cilit na ka tronditur thellë të gjithëve”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit të Isa Mustafës.

Po ashtu, zoti Mustafa u ka shprehur solidaritetin e plotë të LDK-së familjes Pista, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“LDK-ja e dënon fuqishëm këtë akt qyqar dhe kërkon nga organet përgjegjëse që ta zbardhin rastin sa më parë, në mënyrë që fajtorët të dalin para drejtësisë”, ka thënë kryeetari i LDK-së, Isa Mustafa.
XS
SM
MD
LG