Ndërlidhjet

logo-print

Vatikan: Papa do ta vizitoj Shqipërinë


Papa Françesk

Papa Françesk

Papa Françesk tha sot se udhëtimi i tij i parë në një vend evropian, do të jetë në Shqipëri, në muajin shtator, për t’i nderuar ata që vuajtën nën komunizëm.

Ai u tha besimtarëve në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, se do të qëndroj një ditë në Tiranë, më 21 shtator.

“Me këtë udhëtim të shkurtër unë do të dëshiroja ta konfirmoj besimin e Kishës në Shqipëri dhe të demonstroj inkurajimin dhe dashurinë time për vendin që gjatë ka vuajtur, si pasojë e ideologjive të së kaluarës”, tha Papa Françesk.

Një zëdhënës i Vatikanit tha se Papa ka dëshiruar që këtë udhëtim të parë në Evropë ta bëjë në “një vend në margjina” me të kaluar të shtypjes sociale dhe fetare dhe të varfërisë së vazhdueshme.

Pas shkatërrimit të komunizmit në Shqipëri, në vitin 1992, Papa Gjon Pali II i ndjerë e vizitoi Shqiërinë një vit më vonë.

Papa Françesk, prej marsit të vitit 2013, kur u zgjodh në këtë post, ka bërë udhëtime ndërkombëtare në Brazil dhe Lindjen e Mesme.
XS
SM
MD
LG