Ndërlidhjet

logo-print

Sllovaki: Kiska u inaugurua në postin e presidentit


Andrej Kiska

Andrej Kiska

Andrej Kiska sot është inauguruar në postin e presidentit të ri të Sllovakisë.

Në fjalimin e tij ai ka shprehur përkushtim për të bashkëpunuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n dhe theksoi se “zhvillimet në Ukrainë na kanë shqetësuar” , pasi “çështjet e sigurisë janë përsëri në agjendë në Evropë”.

Kiska është presidenti i katërt i Sllovakisë, pas ndarjes së Çekosllovakisë në vitin 1993.

Ai është një biznesmen i suksesshëm, i cili së fundit është shndërruar në filantropist. Në manifestimet për nder të inaugurimit të tij ai i kishte ftuar edhe 15 njerëz të pastrehë, që të uleshin së bashku me ligjëvënësit e Sllovakisë dhe politikanët e tjerë në drekën ceremoniale.

Kiska ka premtuar se një pjesë të rrogës së tij presidenciale do ta dhuroj për çështje humanitare, gjatë pesë viteve të mandatit të tij.

Në zgjedhjet presidenciale në muajin mars ai bindshëm doli fitues kundër kryeministrit aktual, Robert Fico.

Posti i presidentit në Sllovaki është kryesisht ceremonial, meqë kryeministri i vendit e ka pozitën më të lartë politike dhe vendimmarrëse.
XS
SM
MD
LG