Ndërlidhjet

Gazprom: Bisedimet me Ukrainën për gaz dështuan


Ilustrim
Ilustrim
Sergei Kupriyanov, zëdhënës i kompanisë shtetërore të Rusisë, Gazprom, thotë se bisedimet me Ukrainën për mospajtimet lidhur me gaz kanë përfunduar sot herët në mëngjes dhe nuk është arritur kurrfarë rezultati.

Poashtu, ai ka njoftuar se nuk është përcaktuar ndonjë datë e re për vazhdim të bisedimeve.

Rusia është kërcënuar se do ta ndalë furnizimin e Ukrainës me gaz, nëse Kievi nuk e paguan borxhin prej 1.95 miliardë dollarësh amerikanë, deri ditën e nesërme.

Kjo ndërprerje mund të ketë ndikim negativ edhe për furnizimin e vendeve të Bashkimit Evropian me gaz nga Rusia.

Në bisedime për këtë çështje BE-ja përfaqësohet nga komisionari për energji, Guenther Oettinger.
XS
SM
MD
LG