Ndërlidhjet

SHBA-ja dënon masakrimin e rekrutëve irakianë


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Washingtoni e ka dënuar masakrën e “tmerrshme” të militantëve në Irak, të cilët thonë se kanë varë qindra rekrutë ushtarakë shiitë në qytetin e Tikritit.

Zëdhënësja e Deparatamentit amerikan të Shtetit, Jen Psaki, ka thënë se “pretendimi i ‘Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit’ se ka masakruar qindra rekrutë të forcës ajrore të Irakut në Tikrit është i tmerrshëm dhe një përshkrim i qartë i dëshirës për gjak që këta terroristë e kanë".

Ky grup i militantëve janë një fraksion i Al Kaidës, i cili ka marrë nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të territorit në pjesën e Irakut verior dhe perëndimor, përfshirë qytetet e Mosulit dhe Tikritit.

Militantët kanë postuar fotografi në internet për të treguar masakrën e kryer në Tikrit.

Zëdhënësi i ushtrisë së Irakut, Qassim al Mussawi e ka konfirmuar autenticitetin e fotografive, duke thënë se ato tregojnë së paku 1700 rekrutë të vrarë.
XS
SM
MD
LG