Ndërlidhjet

Gjeorgji: Partia qeveritare fiton zgjedhjet


Kuti e votimit në Tbilisi, 15 qershor 2014

Kuti e votimit në Tbilisi, 15 qershor 2014

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Gharibashvili, ka deklaruar se koalicioni i partisë së tij, “Ëndrra Gjeorgjiane” ka dal fituese në zgjedhjet lokale të këtij shteti.

Gharibashvili ka thënë se kandidati i këtij koalicioni, David Narmania, ka fituar zgjedhjet për kryetar të Tbilisit qysh në raundin e parë që u mbajt më 15 qershor.

Kryeministri i Gjeorgjisë ka njoftuar se ky koalicion ka fituar në fakt në të gjitha rajonet e vendit.

Megjithatë, jo të gjitha rezultatet e “exit – polleve” e kanë mbështetur pretendimin e Gharibashvillit.

Lëvizja Kombëtare e Bashkuar ka deklaruar se “exit pollet” tregojnë se në garën për kreun e kryeqytetit, Tbilisi do të ketë nevojë për një raund të dytë..
24 parti politike dhe koalicione kanë garuar në zgjedhjet lokale të këtij vendi për 12 qytete dhe ulëse në 71 qarqe dhe këshilla komunal në të gjithë Gjeorgjinë.
XS
SM
MD
LG