Ndërlidhjet

SHBA-të do bisedojnë me Teheranin për Irakun


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një zyrtar i lartë amerikan ka thënë se Vashingtoni është duke e shqyrtuar mundësinë që të bisedojë me Iranin për të bashkëpunuar kundër grupit të Al Kaidës që ka marr nën kontroll një pjesë të konsiderueshme të territoreve të Irakut perëndimor dhe verior.

“The Wall Street Journal” ka raportuar më 15 qershor se diskutime direkte pritet të fillojnë këtë javë në mes të Vashingtonit dhe Teheranit për sigurinë në Irak.

Irani ka thënë se do të ofronte ndihmë për Irakun kundër “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” vetëm nëse kjo gjë do të kërkohej prej Bagdadit.
XS
SM
MD
LG