Ndërlidhjet

logo-print

Shumë viktima pas sulmit në Kenia


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Së paku 48 persona janë konfirmuar si të vrarë gjatë një sulmi që dyshohet se është kryer nga militantët e Al Shababit të Somalisë në një qytet bregdetar të Kenias.

Zyrtarët thonë se militantët e armatosur, e kanë sulmuar vendbanimin bregdetar Mpeketoni, duke e sulmuar një stacion policor dhe një bankë dhe duke ia vënë zjarrin dy hoteleve.

Numri i të vrarëve pritet të rritet.

ShBA-të, Britania, Franca, Australia dhe Kanadaja, së fundi e kanë rritur nivelin e rrëzikshmërisë për sulme terroriste në këtë shtet.

Në këtë rajon janë rritur kidnapimet e turistëve të huaj nga viti 2011, diçka që Kenia thotë se po ndodhë si shkak i sulmit ndaj Somalisë.

Al Shabab kishte thënë se do të kryej sulme terroriste për tu hakmarrur ndaj pranisë ushtarake keniane në Somali.

Në muajin shtator, së paku 67 persona janë vrarë kur pjesëtarë të armatosur të Al Shababit, e kanë sulmuar një shtëpi mallrash në kryeqytetin kenian, Nairobi.
XS
SM
MD
LG