Ndërlidhjet

Leanca në Paris, para marrëveshjes me BE-në


Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leancă (ARKIV)
Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leancă (ARKIV)
Kryeministri i Moldavisë, Iurie Leanca është duke e vizituar Parisin derisa Moldavia vazhdon të afrohet me Evropën, pavarësisht lëvizjeve të Moskës që ta mbaj këtë vend si shtet ku ka ndikim.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme dhe për Çështje Evropiane po fillon konsultimet me shoqërinë civile të këtij vendi rreth planeve për nënshkrimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, marrëveshje kjo që pritet të nënshkruhet në fund të qershorit.

Moldavia dhe Gjeorgjia planifikojnë ta nënshkruajn marrëveshjen me BE-në për tregti dhe lidhje politike më 27 qershor në Bruksel.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso ka bërë përpjekje që t’i zvogëlojë shqetësimet e Moskës rreth kësaj marrëveshje, duke thënë se kjo nuk paraqet kërcënim për Rusinë.
XS
SM
MD
LG