Ndërlidhjet

logo-print

Rusia ia kufizon gazin Ukrainës


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Rusia ka njoftuar se ia ka kufizuar furinizimin me gaz Ukrainës pasi ka kaluar një afat kohor për shlyerjen e një borgji, ndonëse furnizimi për Evropën nuk do të ndikohet nga ky kufizim.

Zëdhënësi i Gazpromit, Sergei Kupriyanov, ka thënë përderisa Ukraina nuk ka paguar asgjë deri në orën 8 të mëngjesit të sotëm, Moska nuk ka asnjë bazë ligjore që të vazhdojnë furnizimin me gaz të Kievit.

I njejti ka thënë se Ukraina tash nuk ka asnjë obligim që gazi i cili e ka destinacion tregun evropian të rrjedh i papenguar.

Diskutimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian në Kiev, kanë dështuar më 15 qershor për faturën e papaguar nga Ukraina prej 2 miliardë dollarëve.

Komisioni Evropian ka thënë përmes një deklarate se Ukraina është e gatshme ta pranojë një kompromis i cili thotë që Kievi do të paguaj 1 miliard dollarë tani dhe pjesën tjetër më vonë, por Rusia nuk e ka pranuar këtë.
XS
SM
MD
LG