Ndërlidhjet

logo-print

Kinë: Dënohen tre veta me vdekje


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një gjykatë kineze i ka dënuar tre persona me vdekje ndërsa katër të tjerë i ka dënuar me 20 vjet burgim me akuzën për terrorizëm.

Gjykata në Urumqi, kryeqyteti i rajonit veriperëndimor të Xinjiangut, ka dënuar shatë persona për rastin e sulmit me bombë në sheshin Tiananmen të Pekingut në muajin tetor.

Ky sulm kishte marr jetën e pesë personave, përfshirë edhe tre sulmuesit.

Mbi 10 të tjerë ishin lënduar.

Autoritetet, për këtë sulm patën fajësuar ekstremistët e minoritetit Ujgur, popullata që flet turqisht e rajonit të Xinjiangut.

Pjesa e konsiderueshme e këtij komuniteti nuk janë të kënaqur me udhëheqjen kineze ndërsa thonë se i nënshtrohen represionit të kinezëve etnik.
XS
SM
MD
LG