Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Militantët islamik e marrin edhe një qytet


Fotografi e publikuar nga militantët islamik në Tikrit ku shihen duke ekzekutuar rekrutët e ushtrisë irakiane

Fotografi e publikuar nga militantët islamik në Tikrit ku shihen duke ekzekutuar rekrutët e ushtrisë irakiane

“Shteti Islamik i Irakut dhe Levanti” kanë njoftuar se kanë marr nën kontroll edhe një qytet në veri të Irakut, pak kohë pasi kanë njoftuar se kanë ekzekutuar qindra ushtarë irakian.

Banorët dhe zyrtarët e Tal Afarit, rreth 420 km në veriperëndim të Bagdadit, iu kanë thënë mediave se qyteti ka rënë në duar të militantëve Sunni pas një beteje të ashpër.

Rënia e Tal Afarit, ndodh vetëm pak ditë pasi militantët e “Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit” kanë marr kontrollin e Mosulit dhe Tikritit.

Militantët islamik gjithashtu thonë se kanë vrarë 1700 rekrutë shiia në Tikrit, ndërsa fotografitë e trupave të pajetë i ka postuar në internet.

Departamenti amerikan i Shtetit i ka dënuar vrasjet e “tmerrshme”.

Ndërkohë mediat perëndimore raportojnë se Vashingtoni është duke e shqyrtuar mundësinë e bisedimeve me Iranin me qëllim të bashkëpunimit kundër militantëve islamik.
XS
SM
MD
LG