Ndërlidhjet

Schumacher doli nga koma, largohet nga spitali


Michael Schumacher gjatë skijimit
Michael Schumacher gjatë skijimit
Një zëdhënëse e legjendës së Formulës 1, Michael Schumacher, tha se ish-kampioni i gësaj gare, i cili kishte pësuar lëndime të rënda të kokës gjatë rrëzimit në skijim, në fund të vitit 2013, tashmë nuk është në gjendje kome dhe është larguar nga një spital në Francë, ku është trajtuar.

Në deklaratën e zëdhënëses, Sabina Kehm, thuhet se “Michael është larguar nga spitali në Grenobël për të vazhduar fazën e gjatë të rehabilitimit të tij”, dhe veçohet se “ai më nuk është në gjendje kome”.

Në këtë deklaratë nuk thuhet se kur automobilisti Schumacher ishte larguar nga spitali.

Michael Schumacher, 45 vjeçar, ishte në gjendje të komës pasi ishte rrëzuar dhe e kishte lënduar rëndë kokën, gjatë skijimit në Alpet e Francës, më 2 dhjetor të vitit të kaluar.

Ai është fitues i shtatë titujve të kampionit në Formulën 1.
XS
SM
MD
LG