Ndërlidhjet

Netanyahu: Abbasi të ndihmoj në gjetjen e të rrëmbyerve izraelitë


Benjamin Netanyahu (majtas) gjatë një takimi me Mahmud Abbasin në Jerusalem në vitin 2010
Benjamin Netanyahu (majtas) gjatë një takimi me Mahmud Abbasin në Jerusalem në vitin 2010
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, ka biseduar me telefon me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, me ç’rast ka thënë se shpreson se ai do të ndihmojë në përpjekjet për t’i gjetur tre të rinjë izraelitë të rrëmbyer në Bregun Perëndimor të okupuar.

“Shpresoj se ju do të ndihmoni në rikthimin e të rinjëve të kidnapuar dhe në zënien e rrëmbyesve”, citohen fjalët e Netanyahut, në njoftimin e sotëm të kryeministrisë së Izraelit, lidhur me bisedën telefonike me zotin Abbas.

Mbrëmë, kryeministri izraelit tha se anëtarët e lëvizjes militante Hamas i kanë rrëmbyer tre të rinjë izraelitë, të gjithë nxënës në shkollat klerike hebrenje në Bregun Perëndimor. Ata janë zhdukur më 12 qershor.

Mahmud Abbas, që aktualisht e ka nënshkruar një marrëveshje për pajtim me Hamasin, sot e ka publikuar një deklaratë me të cilën i dënon rrëmbimet. Ai, poashtu, e ka kritikuar goditjen masive izraelite që synonte gjetjen e personave që janë përgjegjës për rrëmbime.

Sot, më herët gjatë ditës, trupat e Izraelit e kanë vrarë një palestinez të ri gjatë kërkimeve për tre izraelitët e rrëmbyer.
XS
SM
MD
LG