Ndërlidhjet

OEK: Përkeqësohet situata e bizneseve në Kosovë


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Indikatori matës për bizneset i bërë nga Oda Ekonomike e Kosovës, tregon se në tremujorin e parë të vitit 2014, përqindja e bizneseve, që e konsiderojnë situatën aktuale ekonomike të pakënaqshme, ka shënuar rritje krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2013.

Ky vlerësim i Odës Ekonomike të Kosovës, ndër të tjera, tregon se situata e bizneseve kosovare është përkeqësuar në tremujorin e parë të vitit 2014.

“Rreth 60 për qind e bizneseve presin që punësimi të mbetet i njëjtë, derisa mbi 37 për qind e bizneseve presin që punësimi të rritet në tre muajt e ardhshëm”, thuhet në indikatorin matës të bizneseve.
XS
SM
MD
LG