Ndërlidhjet

Afganistan: Nga bomba – pesë civilë të vrarë


Pamje pas një sulmi me bombë më parë në Afganistan

Pamje pas një sulmi me bombë më parë në Afganistan

Pesë civilë, nga e njejta familje, përfshirë tre fëmijë, janë vrarë sot kur makina e tyre u godit nga një bombë në provincën Kandahar, në jug të Afganistanit.

Ministria e brendshme e Afganistanit e ka dënuar këtë sulm.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për eksplodimin, por Ministria e brendshme i ka fajësuar talibanët.

Ky incident ndodhi pas rundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale gjatë fundjavës, me ç’rast talibanët u ishin kërcënuar afganëve që të mos dalin në votime.
XS
SM
MD
LG