Ndërlidhjet

Graham: Uashingtoni t’i hapë bisedimet me Iranin për Irakun


Lindsey Graham

Lindsey Graham

Senatori amerikan, Lindsey Graham, tha se Shteteve të Bashkuara u duhet involvimi i Iranit në Irak dhe se Uashingtoni duhet t’i hapë bisedimet me Teheranin, hap që ësht përshkruar si joatrakiv, por me gjasë i pashmangshëm.

Gjatë intervistave në rrjetet televizive CNN dhe CBS, senatori republikan nga Karolina Jugore, Lindsey Graham, mbrëmë vonë, tha se angazhimi me Iranin është i domosdoshëm për ta parandaluar qeverinë irakiane nga humbja kundër militanëtve të Shtetit Islamik të Irakut dhe grupit Levant.

“Ne, me gjaasë, do të na duhet ndihma iraniane për ta mbajtur Bagdadin”, tha Graham, dhe shtoi se “iranianët kanë interes, ata duhet ta mbrojnë popullatën shiite”.

Njëherësh, senatori Graham i ka bërë thirrje kryeministrit të Irakut, Nuri al-Maliki, që të tërhiqet.

Shteti Islamik i Irakut dhe grupi Levant kanë ndërmarrë sulme befasuese në Irak, duke okupuar hapësira të mëdha në pjesën perëndimore dhe veriore, megjithqë raportohet se ushtria e Irakut e ka ngadalësuar avancimin e tyre kah kryeqyteti Bagdad.
XS
SM
MD
LG