Ndërlidhjet

Shqipëri: Trafikantët e drogës luftojnë kundër policisë


Pamje nga një pjesë e Lazaratit në Shqipëri
Pamje nga një pjesë e Lazaratit në Shqipëri
Trafikantët e dyshuar të drogës në Shqipëri sot kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur granata kundër policisë, e cila ishte përpjekur të hynte në fshatin Lazarat, i njohur për prodhimin masiv të kanabisit, kanë thënë autoritetet.

Policia tha se së paku 500 pjesëtarë të saj janë përpjekur të hyjnë në Lazarat, që është 240 kilometra në jug të kryeqytetit Tirana, sipas urdhërit për t’i shkatërruar rezervat e drogës në këtë fshat.

Por, pjesëtarët e policisë ishin cak i të shtënave me armatim të rëndë, përfshirë raketat kundër tankeve.

“Policia është e venosur për ta vazhduar operacionin”, thuhet në kuntesën e policisë.

Sipas policisë së Italisë, në këtë fshat të Shqipërisë prodhohen 900 tonelata të kanabisit çdo vit, në vlerë prej 4.5 miliardë eurosh, që është pothuajse sa gjysma e GDP-së së Shqipërisë, raporton AFP nga Tirana.

Sipas burimeve në vendin e ngjarjes, të shtënat janë dëgjuar gjatë gjithë natës në hapësirën rreth Lazaratit, me 2200 banorë, derisa forcat speciale shqiptaare ishin vendosur për ta ndihmuar policinë.

Negociatat ndërmjet forcave të sigurisë dhe fshatarëve kanë vazhduar edhe sot, pasi policia kërkon që ata t’i ulin armët.

Në vitin 204, banorët e Lazaratit patën hapur zjarr kundër një helikopteri italian, për të cilin dyshonin se përpiqej ta shkatërronte kanabisin e prodhuar.

Përkundër përpjekjeve të autoriteteve, që pretendojnë se i kanë shkatërruar prej 90 mijë e deri në 130 mijë bimë kanabis çdo vit, Shqipëria mbetet qendër e trafikimit dhe prodhuese udhëheqëse e kanabisit në Evropë.
XS
SM
MD
LG